LajmeMaqedoniTopLajm

Pas vendimit të Qeverisë së RMV-së, inspektorët do të kontrollojnë shitoret nëse i kanë ulur çmimet te disa produkte

Inspektorët do të jenë në terren dhe do të bëjnë kontrolle që të konfirmohet nëse tregtarët kanë vepruar në pajtim me vendimet e Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve nga qumështi, që prej nesër tashmë edhe zyrtarisht hyjnë në fuqi, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe potencojnë se tregtarët deri tani duhej t’i harmonizojnë çmimet sipas vendimeve të Qeverisë, raporton MIA.

Inspektorët, paralajmëron ISHT, do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre, të cilat dalin nga vendimet, e në pajtim me këtë edhe sipas Ligjit për tregti.

“Bëhet fjalë për profesionistë me përvojë, me përvojë afatgjatë të punës në sferën e inspektimit tregtar, që do të thotë se jemi absolutisht të gatshëm të ballafaqohemi edhe me këtë sfidë”, njofton ISHT.

Prej aty saktësojnë se kontrollet do të bëhen ndaj prodhimeve që i përfshijnë vendimet për përcaktimin e çmimeve më të larta për prodhime të caktuara në tregtinë me pakicë (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 52/2023), respektivisht: pasta të paziera, të pambushura, as të përgatitura ndryshe, që nuk përmbajnë miell të zakonshëm gruri ose bollgur, pa shtesa të vezëve (makarona dhe spageti) çmimi më i lartë i të cilave konfirmohet në nivelin e çmimeve të cilat janë zbatuar më 1 mars të vitit 2023, në tregtinë me pakicë, dhe zvogëlohet për 15 për qind, qumështi i përhershëm i lopës me përmbajtje të yndyrës prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, xhiza, djathi i bardhë i lopës dhe djathi i bardhë i përzier, kaçkavali i lopës (me përjashtim të kaçkavalit të lopës pa aditivë dhe krem), kos, krem dhe jogurt, pa aditivë, Çmimet më të larta të këtyre prodhimeve nga qumështi konfirmohen në nivelin e çmimeve të cilat janë zbatuar më 1 mars të këtij viti, në tregtinë me pakicë, dhe zvogëlohen për 10 për qind.

Mënyra, në të cilën do të veprohet nëse dikush nga operatorët ekonomikë vepron në kundërshtim me Vendimet, është paraparë në Ligjin për tregti. Në rast se konfirmohet shkelje e vendimeve, thonë nga ISHT, do të vijojnë dënime të cilat dalin nga ky Ligj. Dënimet janë të larta, prej 800 deri 10.000 euro, varësisht nga madhësia dhe lloji i operatorit ekonomik.

Qeveria në seancën e 28 shkurtit uli çmimet e pastave për 15 përqind, në raport me çmimet që i kanë pasur këto produkte më 1 mars të këtij viti. Më tej, për 10 përqind është ulur çmimi i qumështit të lopës me yndyra prej 2,8 %, 3,2%, gjizës, djathit të bardhë të lopës dhe djathit të bardhë të përzier, kashkavallit të lopës, kosit dhe jogurtit.

Nga ISHT deklarua se, dënimet për mosrespektimin e vendimit qeveritar për uljen e çmimeve të pastave dhe produkteve qumështore do të jetën prej 800 deri në 10 mijë euro, varësisht nga lloji i madhësisë së operatorit ekonomik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close