Pas prezantimit të Mercedes-Maybach S-Class, Audi i “kundërpërgjigjet” me limuzinën luksoze A8 L Horch

Prodhuesi gjerman i veturave Audi, ka prezantuar limuzinën e saj më luksoze.
Është paralajmëruar të jetë rival i Merces-Maybach S Class. Bëhet fjalë për Audi A8 L Horch që u prezantua në Kinë.
I bazuar në versionin standard Audi A8, limuzina L Horch në shikim të parë duket se është për 130 mm më i gjatë.
Edhe më impozante është brendësia e kësaj veture, ku pronarët e tyre sigurisht se do të qëndrojnë të ulur në pjesën e pasme, e jo në cilësinë e shoferit që është e rezervuar enkas për një shofer zyrtar.


Pjesa e përparme e kabinës, gjykuar nga fotografitë, dallon shumë në raport me enterierin e Audi A8 të “thjeshtë”.
Vërehen materiale më cilësore dhe luksoze, e kur është fjala për motorin, është interesant sesi Audi nuk ka vendosur ndonjë motor më të madh.
A8 L Horch ka motor 3.0 litra V6 twin-turbo me benzinë që prodhon 340 kuaj-fuqi, e fuqinë e bartë në të katër rrotat falë ndërruesit automatik.







