Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, i ka reaguar Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (WFP), duke thënë se nëse 6 miliardë dollarë e zgjidhin problemin e urisë në botë, ai do t’i shesë të gjitha aksionet e kompanisë.
Përmes Twitterit, Musk ka kërkuar shpjegim të hapur edhe për publikun që të tregohen se si shpenzohen paratë.
Drejtori i WFP-së katër ditë më herët kishte thënë se “një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë”, duke marrë shembullin se si njëri nga ta mund të ishte Elon Musk, i cili ka një pasuri rreth 290 miliardë dollarë. 2 përqindëshi i pasurisë së Musk i bie të ishte 6 miliardë dollarë, që sipas WFP-së, ishte e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë në botë.