LajmeRajon

Pas mbarimit të mandatit si ambasadore, Yuri Kim merr detyrën e rëndësishme në DASH

Të gjithë ata që mendonin se me mbarimin e mandatit si ambasadore të Yuri Kim, merrte fund marrëdhënia e saj me Shqipërinë, gabuan.

Në ditët e fundit të mandatit si ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë një detyrë të re.

Në Departamentin Amerikan të Shetetit në Washington ajo do të mbajë detyrën  e zëvendës ndihmës sekretares  për Çështjet Evropiane derisa të konfirmohet Jim O’Brien.

Jim O’Brien,  aktualisht është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë.

Diplomatja Yuri Kim do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik.

Ndërkohë pas largimit të ambasadores Kim diplomacinë amerikane në  Tiranë do ta përfaqësoj David J. Kostelancik i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close