BotaLajme

Pas Britanisë edhe Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me mungesë të shoferëve, Garda Kombëtare transporton fëmijët nëpër shkolla

Në shumë vende të SHBA-ve prej vitesh po ballafaqohen me mungesë të shoferëve të autobusëve të shkollave, e për shkak të pandemisë së coronavirusit gjendja është rënduar edhe më shumë.

Për këtë në Masaçusets kanë kërkuar ndihmë nga 250 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, e disa shkolla kanë filluar t’i paguajnë prindër të caktuar për transportimin e fëmijëve në shkolla, transmeton Telegrafi.

Garda Kombëtare është angazhuar në nëntë rajone, ku arsimtarët transportohen nga ushtria, e ditëve të fundit këtij numri i janë bashkuar edhe tri rajone tjera.

Prindërit dhe nxënësit mbetën të habitur kur prapa timonit panë ushtarët e uniformuar, por shpejtë kjo u bë një skenë e zakontë dhe tani gjithçka duket në rregull.

Masaçustes aktualisht është shteti i vetëm federal në SHBA, që me angazhimin e ushtrisë ka zgjidhur problemin akut të mungesës së shoferëve.

Me situatë të ngjashme po ballafaqohen edhe shtetet tjera, ku si pasojë e kësaj po ka vonesa në transportimin e nxënësve, shtyrje të aktiviteteve të ndryshme, e shumë fëmijë nuk po mund të shkojnë në shkollë, kështu shumë banorë po detyrohen të marrin rolin e shoferit të autobusit.

Prapa timonit të autobusit të shkollës siç raporton CBS po qëndron edhe ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Michael Mason, i cili dikur ishte njeriu i katërt në hierarkinë e FBI-së, dhe pas 23 viteve doli në pension. E në vend se të shijoj pensionimin, ka pranuar të jetë shofer i autobusit të shkollës, duke ndihmuar kështu komunitetin.

Pandemia e coronavirusit ka goditur rëndë tregun amerikan të punës: papunësia ishte në kulm gjatë pranverës së kaluar, ku në total shkoi deri në 15 për qind apo ndryshe thënë 18 milionë njerëz humbën vendin e tyre të punës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close