LajmeRajon

Parti e re nga protesta? Pas 36 ditësh artikulohet ideja e një poli të tretë politik, Rama tjetër mesazh për zgjedhje më 2029

Protesta qytetare shënoi të dielën ditën e 36- të të saj me të njëjtin skenar. Pankarta e meme me shumicë, folës të ndryshëm dhe në fund një marshim në rrugët e Tiranës.

Ua ka kujtuar dhe theksuar në qëndrimet e tij se do ta vijojë kontratën me zgjedhësit deri në 2029.

Koreografia e njëjtë me simbolika dhe folës që vijnë e ikin e ka futur protestën në rutinën e përnatshme, duke marrë trajtën e një lufte nervash mes protestuesve dhe Kryeministrit.

Një situatë e tillë duket se ka ndërgjegjësuar pjesëmarrësit në protestë dhe kanë kuptuar se ka ardhur koha për lëvizjen e radhës.

Kjo pjesëmarrëse në protestë, e rrethuar prej organizatorëve kryesorë që e quajnë veten “grupi koordinues”, evidentoi nevojën e kalimit në një fazë tjetër krahasuar me atë që është prodhuar në këto 36 ditë.

Shndërrimin e energjisë së protestës në një apo më shumë formacione të reja politike.

“Edhe njëherë. Kauza jonë e madhe nuk është rokada e partive dhe ndërrimi i fytyrave të tyre, por është përmbysja e sistemit të kalbur 35-vjeçar. Duhet që nëpërmjet këtij sheshi, sigurisht ne jemi të ndryshëm, jemi të shumtë, duhet që të organizohemi sa më parë, të krijojmë një pol të tretë. Sigurisht mund të krijohen disa lëvizje dhe qëllimi është të përkthehet në parti politike shumë shpejt. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë dhe ta realizojmë, aq më shpejt ndodh përmbysja e këtij sistemi”, tha protestuesja.

Ky artikulim i qartë për shndërrimin e protestës në alternativë politike vjen pas zërave të ndryshëm propozues për mbledhjen e një kuvendi kombëtar që do të bëjë të mundur qeverinë tranzitore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close