LajmeMaqedoniTopLajm

Parkingu i qytetit del me demant rreth largimit nga puna të të punësuarit

Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”, informon opinionin se kjo ndërmarrje punon konform rregullativës dhe statusit të ndërmarrjes duke përjashtuar çdo tendencë që plasohet në opinion nga individë të caktuar. Personat e angazhuar në punë në këtë ndërmarrje me kontratë në vepër i kanë të përcaktuara të gjitha obligimet në Kontratë dhe duhet tu përmbahen atyre. L. Ademi, i punësuar me kontratë në vepër i është ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të keqpërdorimeve që ka bërë në muajin nëntor dhe të gjitha këto janë të procesuara në raport.
Punësimet dhe angazhimet në këtë ndërmarrje nuk bëhen në baza politike partiake, por në bazë të kualifikimit dhe nevojave që ka kjo ndërmarrje. Kur është angazhuar në ndërmarrje aspak nuk jemi ndikuar nga bindja politike apo preferencat e tij partiake.
Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit”, hedh poshtë të gjitha pohimet e tij se është larguar për shkak të bindjeve politike dhe për hakmarrje politike, por për shkak të keqpërdorimeve gjatë orarit të punës për të cilat ne posedojmë dëshmi dhe fakte.
Me respekt, NP “parkingu i Qytetit” Tetovë

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close