LajmeRajon

Paralajmërohen protesta nëse nuk vazhdon seanca konstituive në Kosovë

Për të gjashtën ditë me radhë, deputetët e Partisë Demokratike kanë protestuar para hyrjes së ndërtesës së qeverisë në Prishtinë, duke kërkuar thirrjen me urgjencë të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deputetëve të PDK-së i janë bashkuar edhe ata të Aleancës, si dhe asamblistë nga Komuna e Vushtrrisë. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar para gazetarëve se aksioni i tyre politik do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre për rikthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit institucional në Kosovë.

E deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, përpos që kërkoi respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese rreth afateve strikte për konstituim, paralajmëroi protesta masive nëse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon “avazin e tij të vjetër” me mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të nisur më 6 gusht 2026.

Pavarësisht se kanë dhënë betimin, deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor, ngase Lëvizja Vetëvendosje e kushtëzon procesin me arritjen e një marrëveshjeje për kreun e ri të shtetit, për të shmangur rrezikun e konsumimit të afatit dhe shkuarjes sërish në zgjedhje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close