
Para një audience me mbi 6.000 mijë gazetarë, Papa Leoni XIV, bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur në mbarë botën. Duke folur para gazetarëve që kishin shkuar në Romë për të mbuluar zgjedhjen e tij si papa i parë amerikan, lirinë e fjalës dhe të medias, ai e quajti “dhuratë të çmuar”.
Papa Leoni shprehu solidaritet me gazetarët e burgosur anembanë botës. “Vuajtja e këtyre gazetarëve të burgosur sfidon ndërgjegjen e kombeve dhe të komunitetit ndërkombëtar, duke na thirrur të gjithëve që të mbrojmë dhuratën e çmuar të lirisë së fjalës dhe të shtypit”.
Pas fjalimit të shkurtër, ku reflektori mbi fuqinë e fjalës për të bërë mirë, ai përshëndeti disa nga gazetarët në rreshtat e parë dhe më pas shtrëngoi duart me turmën duke kaluar nëpër korridorin qendror. Gazetarët më vonë ndanë disa nga fjalët e pakta që shkëmbyen me të.



