LajmeRajon

Ambasadorët e Quint-it takojnë Kurtin, theksohet urgjenca për formimin e qeverisë së re

Jonathan Hargreaves, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë është pritur në takim sot(e hëne) nga Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ambasadorët e tjerë të vendeve të Quint-it.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves është shprehur se ka theksuar rëndësinë e formimit të një qeverie të re funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur, për të vepruar në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj, duke bërë përparim në çështje jetësore, të tilla si zhbllokimi i fondeve dhe ecja drejt integrimit euroatlantik,” ka shkruar ambasadori.

Takimi vjen në një moment kyç për Kosovën, ndërsa vendi ndodhet në pritje të konsolidimit institucional pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Nesër do të mbahet vazhdimi i 15-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pas 14 dështimeve të njëpasnjëshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close