Sport

Panik në PSG: Mbape ka kërkuar largimin

Kilian Mbape e ka njoftuar Pari Sen Zhermenin se ka për qëllim të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, për ta vazhduar karrierën diku tjetër.

Adhurues i zëshëm i lojës së Liverpulit nën udhëheqjen e Jirgen Klopit, 21 vjeçari i Kombëtares së Francës e synon kalimin në Premier Ligë apo La Liga, transmeton Gazeta Ekspres.

Mbape u ble nga PSZH-ja nga Monako për 180 milionë euro në vitin 2018. Ai mbetet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Nejmarit (222 mln euro) dhe më i shtrenjti në mesin e adoleshentëve.

Në të kaluarën, Mbape i hodhi poshtë ofertat joshëse dhe luksoze nga Real Madridi dhe Mançester Siti në mënyrë që të vazhdonte të zhvillohej si futbollit në futbollin francez, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubit nën pronësinë e Katarit.

Marrëveshja e tanishme me kampionin francez i mbaron në verën e vitit 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close