Sport

PANDEV NË SHKUP, DO TË LUAJ ME KOSOVËN

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen këtë të enjte për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kombeve. Seleksionuesi i përfaqësueses së vendit, Igor Angellovski publikoi listën të shtunën dhe mungesë e madhe do të jetë Elif Elmas që rezultoi pozitiv në Kovid 19 dhe nuk do të mund të luaj në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, ndërsa të gjithë të tjerët janë në dispozicion për lojë, duke përfshirë këtu edhe kapitenin Goran Pandev. Ky i fundit mëngjesin e kësaj të hëne zbarkoi në Shkup dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Kosovën, duke shuar të gjitha dilemat, pas atyre zërave për mos prezencën e tij në këtë super-ndeshje për shkak shumë të infektuarve te skuadra e Xhenovës. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet të enjten nga ora 20:45.

Related Articles

Back to top button
Close
Close