LajmeRajon

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Prej dy javësh kryeqyteti është përfshirë nga protestat qytetare, të cilat nisën si një kundërshtim i projektit turistik në Zvërnec dhe tashmë po zgjerohen, duke u ndalur te qeverisja.

Protestat janë paqësore dhe pa tension, por ato e kanë kthyer Shqipërinë në qendër të mediave ndërkombëtare, të cilat po pasqyrojnë zhvillimet e përditshme.

Në këtë realitet kur sektori sapo ka ndezur motorët e sezonit turistik, ministri i linjës Blendi Gonxhja në një intervistë për emisionin “E-Zone” thotë se ky nuk është marketingu i duhur.

“Kemi hyrë në një sezon ku shifrat po na jepnin pritshmëritë se do të jetë një sezon i mbarë dhe shumë i mirë. Shifrat e majit na konfirmuar se ardhjet e të huajve ishin në numër rekord me rritje dyshifrore. Rezervimet janë bërë kohë më parë dhe e gjithë situata ishte në normalitet. Por tashmë po përballemi me protesta që nuk janë në dobi të sektorit”, tha Gonxhja.

Sipas ministrit ka disa sinjale jo pozitive që po vijnë lidhur me atë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Sipas edhe kontakteve me operatorët e fushës, nga platformat e rezervimeve ka telefonata që pyesin se  çfarë po ndodh në Shqipëri, sa e sigurt është situata aty, a janë rrugët e lira për qarkullim. Këto pyetje krijojnë pasiguri që ne si vend nuk na vlen, aq më tepër që protesta nuk shoqërohet me një kërkesë konkrete dhe nuk parashikohet se sa do të zgjasë”, tha ministri.

Edhe operatorët e turizmit kërkojnë që kjo atmosferë protestash të marrë një zgjidhje, pasi sipas tyre turistët e huaj janë të ndjeshëm ndaj klimës dhe atmosferës politike në vendet që ata vizitojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close