LajmeRajon

PALMER: Për SHBA-në, normalizimi i plotë Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është normalizimi i plotë i marrëdhënieve.

E kjo, sipas Palmer, do të arrihej nëpërmjet njohjes reciproke mes dy vendeve, transmeton Insajderi.

“Mendoj se ky do të ishte themeli më i palëkundur për stabilitetin, paqen, prosperitetin dhe perspektivën evropiane. Por, për çfarë kemi nevojë tani është që palët të ulen së bashku, të punojnë drejt këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Palmer në Desku të KTV-së.

Ai ka shtuar tutje se transparenca në këtë proces është shumë e rëndësishme dhe se “në dialogun e deritashëm janë arritur shumë gjëra të mira”.

“Është e rëndësishme që publiku i Kosovës të kuptojë se cilat janë çështjet, ujditë, si mund të duken kompromiset dhe cila është rruga përpara. Nuk mendoj se duhet të niset nga zeroja, sepse është bërë punë e mirë gjatë viteve, marrëveshje janë arritur dhe janë implementuar, ka ndihmuar në forcimin e bisedimeve dhe ka ofruar bazë për bisedime të reja, por mendoj se ka hapësirë për transparencë më të madhe dhe hapje në bisedimet mes partive politike dhe më me rëndësi me publikun kosovar”, ka thënë Palmer

Related Articles

Back to top button
Close
Close