LajmeRajonTopLajm

Pacolli: Qytetarët të vaksinohen para politikanëve

Pasi kryeministri Albin Kurti u vaksinua me dozën e parë të AstraZeneca ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një shënimi në Facebook thotë se vaksina “AstraZeneca” erdhi si donacion dhe sipas tij më shumë për këtë kanë nevojë ata që përballen çdo ditë me Covid e jo politikanët.

Pacolli thotë se njerëzit e politikës kanë më shumë mundësi të mbrojnë veten.

“Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”, ka shkruar Pacolli.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk do të duhej ta merrte i pari vaksinën antiCOVID, pasi që e ka kaluar një herë virusin.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close