
Pacienti D. N. nga Ohri, i cili përballet me sëmundje të rëndë të zemrës, me avionin qeveritar është transportuar në Qendrën Klinike Universitare në Berlin, Gjermani, informojnë burime qeveritare në brifingun e sotëm.
“Pacienti më parë për një kohë të gjatë është trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe është kualifikuar për transplantim të zemrës. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim urgjent, si dhe për shkak të mungesës së një donatori të përshtatshëm në vend, është iniciuar menjëherë procedura për trajtim jashtë vendit.”
Transporti është realizuar përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor (FZO) dhe me mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë.
“Qendra mjekësore gjermane e pranoi pacientin për stabilizim dhe përgatitje për ndërhyrjen kirurgjikale, ku tani pritet shfaqja e një donatori të përshtatshëm për të kryer transplantimin e zemrës,” theksuan burimet qeveritare në brifingun e sotëm. përcjell Zhurnal.mk .



