
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Ohër ishte nikoqir i homologut të tij çek, zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka.
Siç informoi ministri Mucunski, është biseduar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit maqedono‑çek dhe dialogut politik, si dhe për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
“Republika Çeke është një nga partnerët tanë të rëndësishëm evropianë dhe euroatlantikë. Si aleatë në NATO, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në kushte të sfidave gjithnjë e më komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë.
Veçanërisht vumë theksin tek integrimi evropian. E vlerësojmë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Republikës Çeke për rrugën tonë evropiane dhe për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.
Ekziston potencial i konsiderueshëm edhe për shkëmbim më të madh tregtar, investime të reja dhe partneritete konkrete, veçanërisht në transport dhe infrastrukturë, energjetikë, turizëm, bujqësi dhe teknologji”, njoftoi Mucunski.



