MaqedoniTopLajm

Paaftësi të pushteti e konsideron Mickoski mungesën e vaksinave

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar në lidhje me procesin e imunizimit kundër Covid-19, transmeton Alsat. Mickoski mungesën e vaksinave e cilëson si paaftësi të madhe të pushtetit.

“Mungesa e vaksinave është provë e paaftësisë së madhe të një sistemi të tërë. Njeriu lodhet nga injoranca dhe paaftësia e tyre. Në vend të justifikimeve, duhet të shkruajnë dorëheqjet. Nuk ka fund që nuk kanë tejkaluar”, shkruan Mickoski, përcjell Zhurnal.mk

Ndryshe, reagimet e opozitës vijnë pas informacioneve për prolongimin e pranim-dorëzimit të 8000 vaksinave kundër Covid-19, që janë pjesë e donacionit të Serbisë për Maqedoninë e Veriut, realizimi i të cilave ishte paralajmëruar për ditën e sotme.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close