LajmeSport

Ozil ndërpret kontratën me Fenerbahçen, afrohet skuadrës së Bashakshehirit

Mesut Ozil nuk po kalon në momentet më të mira të mundshme te skuadra e Fenerbahçes. Sipas raportimeve të fundit nga ‘Goal’, lojtari është në negociata për të shkëputur kontratën e tij me Fenerbahçen.

Lojtari ka një kontratë valide deri në vitin 2024, por tani kanë nisur negociata për të mbyllur këtë kontratë. Mesfushori do të negociojë me ndonjë klub tjetër, për të kaluar si lojtar i lirë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje mes Fenerbahçes dhe Mesut Ozil, për shkëputjen e kësaj kontrate. Sipas mediave turke, Ozil është më afër kalimit te skuadra e Bashakshehirit, klubi që është i lidhur ngusht me kryeministrin e Turqisë, Taip Erdogan, me të cilin Ozill ka marrëdhënie të mira.

Ndryshe, Ozil nuk luajtur që nga 20 marsi, kur u largua nga ekipi i parë pasi që përgatitje e tij fizike nuk ishte e mjaftueshme për ekipin e parë. Para se të largohet nga ekipi i parë, Ozil kishte telashe me trajnerin Ismail Kartal, mirëpo statusi i tij nuk u ndryshua edhe me ardhjen e trajnerit Horhe Zhesus. Më parë Ozil ka luajtur për Shalken, Verderin, Real Madridin dhe Arsenalin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close