Skuadra e AC Milan është e vendosur të kompletojë transferimin e Shall De Ketelere. Dhe skuadra ‘rossonere’ e sheh talentin belg si të duhurin për t’ia besuar një pozitë në krahët e fazës ofenzive, apo në pozitën ’10’.
‘Calciomercato’ raporton se Milani ka nisur një ofertë tashmë drejt zyrave të Klub Brizhit.
Skuadra e Milanit është gati që të paguajë plot 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, pasi që paraprakisht ka mbyllur marrëveshjen personale me lojtarin.



