LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Tensioni Shkup-Sofje në favor të Rusisë

Federata ruse është një nga faktorët që ka interes për të mbetur të gjalla konfliktet në këtë rajon. Është kjo deklarata e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Osmani thotë se nuk ka informacione të drejtpërdrejta nëse Moska po minon raportet mes Shkupit dhe Sofjes, por shton se ky tension është në favor të saj.

“Është një çështje që dihet qëmoti dhe këtë ndikim e kemi parë me intensitete të ndryshme, në periudha të ndryshme të marrëdhënieve jo vetëm Bullgari – RMV, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor. Kësisoji, me siguri se eskalimi i fundit do të jetë i mirëseardhur nga shumë faktorë të tretë, në këtë rast, Federata ruse, që do të shohin shansin që këtu të ketë një konflikt permanent”, u shpreh ai.

Osmani komentoi edhe paralajmërimet për një veto të re nga Bullgaria për integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut.

“Është hapur sezoni i provokatorëve, dhunuesve dhe përfituesve politik. Ne duhet të ndalojmë këtë cikël të përkeqësimit të raporteve dhe ta kthejmë agjendën pozitive”, tha ai.

Ministri Osmani thotë se raportet mes dy vendeve janë tensionuar edhe për shkak të zgjedhjeve të 2 prillit në Bullgari duke bërë që deklaratat politike të ashpërsohen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close