LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Në kushte pandemie, ditëm të funksionojmë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pret që Komisioni Evropian të vlerësojë progresin e arritur në të gjitha fushat që janë pjesë e rrugës evropiane. Osmani gjithashtu pret vlerësim pozitiv edhe për funksionimin e shtetit në kushte pandemie. Sipas tij, kjo periudhë ka qenë test për kapacitetet demokratike të institucioneve dhe vendi dëshmoi se edhe në kohë të vështira, di të funksionojë.
“Gjatë periudhës së fundit kemi kaluar përmes një sfide serioze, atë të pandemisë, dhe kjo imponoi ndryshim në mënyrën e funksionimit të shtetit. Nëpërmjet gjendjeve të jashtëzakonshme dhe udhëheqjes së Qeverisë nëpërmjet dekreteve dhe ky ishte një test për kapacitetet institucionale dhe demokratike të vendit tonë dhe pres që për shkak mënyrës efikase të menaxhimit institucional të pandemisë gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe organizimin e zgjedhjeve në të njëjtën periudhë, duke ruajtur proceset demokratike, por edhe duke penguar zgjerimin e pandemisë, pres që Komisioni Evropian të vlerëson kapacitetet demokratike të institucioneve tona për t’u ballafaquar edhe në kushte krize.”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close