KulturëLajmeMaqedoniTopLajm

Shfaqja “Epsh dhe lakmi” të mërkurën premierë në Teatrin e Tetovës (VIDEO)

Me shfaqen e titulluar “Epsh dhe lakmi” të mërkurën mbahet premiera nga Teatri i Tetovës në Pallatin e Kulturës, regjisor i kësaj shfaqje është Fitim Selimi. Me kapacitet vetëm 30% të sallës, me ftesa të posaçme, maska dhe distancë do të mbahet kjo premierë, kështu njoftoi sot drejtori Bekim Ismaili, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, nga Teatri i Tetovës me kushte të veçanta bënë të mundur mbajtjen e premierës së “Epsh dhe lakmi”, kjo sipas drejtorit Ismaili do të jetë sfidë mirëpo diçka e mundur.

“Teatri i Tetovës do të funksionoje mbi bazë të disa protokolleve të reja për shkak të pandemisë, koha për hyrjen në teatër standard ka qenë 15 minuta para fillimit të teatrit, tash do të zgjatet për 30 minuta, rregullat tjera janë të përgjithshme si mbajtja e distancës, maskës dhe higjienës personale. Ne i kemi marrë të gjitha masat dhe mund të japim shfaqje me këto masa sigurie” tha drejtori i Teatrit të Tetovës, Bekim Ismaili.

Aktori Muzafer Etemi tha se gjithkush do të gjeje veten në këtë shfaqe, sipas tij ambicia për pasuri, epshet gjithmonë na fusin në rrugë pa kthim dhe më pas është e vështirë të dilet, ai shtoi se edhe në këto rrethana, teatri vazhdon me punë.

Kush thotë se Teatri i Tetovës nuk punon tash do ta ketë pak të vështirë. Edhe në këto rrethana ne vazhdojmë të punojmë, pas një procesi të vështirë në shfaqet paraprake ne nesër ju presim në teatër. Sa i përket përmbajtjes së shfaqjes, ambicia për pasuri, epshet gjithmonë na fusin në rrugë pa kthim që pastaj e kemi të vështirë të dalim” tha Muzafer Etemi, aktor.

Ndryshe, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar marrë parasysh se do të shfrytëzohet vetëm 30% e sallës, për këtë arsye, premiera do të mbahet edhe të enjten me fillim në ora 19:00 ndërsa pjesëmarrësit duhet të arrijnë në pallatin e kulturës 30 minuta më herët pasi që të njëjtit do të duhet të identifikohen dhe të ju matet temperatura.

Related Articles

Back to top button
Close
Close