LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani me thirrje Pendarovskit: Mblidhe Këshillin e Sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot përmes një konference për media i ka bërë thirrje kreut të shtetit, Stevo Pendarovski që të thërrasë Këshillin e Sigurimit. Sipas Osmanit, ata së bashku me kryesinë e partive politike duhet të komunikojnë për pasojat e luftërave që do të krijojnë një valë refugjatësh që mund të destabilizojnë shtetin.

“Gjithashtu bëj thirrje që presidenti i shtetit të thirr Këshillin e sigurisë përfshirë edhe liderët e opozitës dhe të gjitha partive sepse një eskalim më masovik në Lindjen e afërt mund të shkaktojë një valë refugjatësh të cilit sigurisht do ta shfrytëzojnë Ballkanin, a kjo do të thotë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut me të gjitha pasojat e mundshme dhe nga këtu duhet të rrisim rezistencën e shtetit ndaj sfidave të tilla”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close