Showbiz

Oriola shkëlqen me fustanin vezullues, thekson linjat trupore

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.

Krejt kjo falë bukurisë së saj dhe linjave trupore, të cilat ajo nuk i kursen fare që t’i ekspozojë në rrjete sociale.

Ajo përndryshe ka qenë mjaft aktive në punën si modele, ndërsa vazhdimisht ka sjell fotosesione të reja.

Së fundmi, në një postim në Instagram bukuroshja brune është shfaqur joshëse, ndërsa merrte poza provokuese para kamerës.

Oriola është parë e veshur me një fustan vezullues, që i theksonte linjat e bujshme trupore.

Flokët e lakuara ka vendosur që t’i lë të lira mbi supe, kurse për makijazh ajo ka zgjedhur ngjyrën kafe.

Vlen të përmendet se modelja e njohur javë ma parë u bë figura e firmës së njohur ‘Guess’.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close