LajmeMaqedoniTopLajm

Opozita shqiptare do të bllokojë çdo ligj në Kuvend, ASH-AAA: Partitë kanë qasje antishqiptare ndaj Ligjit për shtetësi

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alterantativa do të bllokojnë çdo ligj që do të hyjë në Kuvend. Kjo vjen ngaqë në Kuvend është bllokuar ligji për shtetësinë i cili kishte qenë i propozuar nga këto dy parti. Kreu i Alternativës, Afrim Gashi bllokimin e ligjit për shtetësi e ka cilësuar si qasje antishqiptare të partive politike maqedonase.

“Nga njëra anë LSDM-ja nuk e pranon të tërë ligjin, e refuzon, ndërsa VMRO me amandamente e bllokon të njëjtin ligj. Kjo neve na tregon se ka një qasje antishqiptare dhe tendencioze duke e trajtuar këtë ligj i cili po i avancon të drejtat e shqiptarëve. Edhe njëherë ju them, se ky ligj ka për bazë të drejtat elemntare njerëzore.”, tha Gashi.

Në pyetjen se a do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në pasi me amandamente e ka bllokuar ligjin për shtetësinë kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka thënë se edhe nëse ka koalicion, ai është i prishur.

“Ja po te këtë koalicion ai është i prishur”, tha Sela.

Ai nuk precizoi se me kë do të bashkëpunojë, por tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me njerëz të cilët do të pranojnë ligjin për shtetësi.

“Me njerëz do të koalicinojmë dhe jemi të gatshëm të shtrijmë dorën dhe të bashkëpunojmë. Por bashkëpunim për momentin nuk kemi që ta prishim ndonjë bashkëpunim. Por nëse pyetja është se me kë do të bashkëpunojmë po do të bashkëpunojmë për të mirën e njerëzve”, tha Sela.

Kryeministri Zoran Zaev para disa ditëve deklaroi se patjetër duhet të ketë një dokument si dëshmi që dikush ka lindur e jetuar në Maqedoninë e Veriut. Propozimin e Aleancës e Alternativës që kjo të mund të bëhet me 3 dëshmitarë për Zaevin është e papranueshme. Partneti i tyre i koalicionit Lëvizja Besa me qëndrim të kundërt, ata e mbështesin ligjin e propozuar nga opozita.

“Një shtet demokratik nuk duhet të ketë qytetarë të cilët kanë probleme me shtetësinë. Mund të ketë qytetarë që kanë probleme me shtetësinë por që kanë probleme me ligjin, kanë probleme me krimin, korrupsionin dhe shumë aspekte të tjera por ata që janë Brenda territorit të vendit dhe i plotësojnë kushtet ligjore duhet ta marrin shtetësinë”, deklaroi deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Ndërsa Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi dy ditë më parë në Click Plus deklaroi se deputetët integristë do ta mbështesin ligjin, ndonëse siç tha, ligji ka një sërë anomalish teknike-profesionale. VMRO-DPMNE ka dorëzuar mbi 500 amendamente për bllokimin e propozim ligjit për shtetësi të dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Related Articles

Back to top button
Close
Close