BotaLajme

OKB thirrje për lirimin e protestuesve në Mianmar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të qindra protestuesve pro-demokracisë të cilat janë “barrikaduar” në apartmente në qendra komerciale të Mianmarit.

“Guterres bën thirrje për përmbajtje maksimale dhe kërkon lirimin e sigurt të të gjithëve pa dhunë ose arrestime”, tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Raportet e mediave lokale dhe banorët kanë theksuar se mbi 200 protestues janë bllokuar në qytetin Sanchaung pasi forcat e sigurisë bllokuan rrugët duke mos i lejuar protestuesit të largohen nga zona.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi-t dhe duke i dhënë fund provës së shkurtër të vendit me sundimin demokratik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close