BotaLajme

OBSH mendon se duhen vite për të zbuluar se si u shfaq COVI19

Peter Daszak, një zoolog i cili është pjesë e ekipit ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan, Kinë, ka thënë për CNN se shkencëtarëve mund t’iu duhen javë, muaj apo edhe disa vjet për ta bërë të qartë origjinën e COVID-19.

Daszak deklaroi të martën se nuk ka prova se ka pasur grupe të hershme të coronavirusit në pjesë të tjera të Kinës para fillimit të dhjetorit, dhe se është e mundur që virusi mund të jetë sjellë madje prej një personi nga një vend tjetër.

Sipas tij, pacienti “zero” ende nuk është identifikuar dhe mund të mos identifikohet kurrë, derisa shumë prej rasteve janë asimptomatike.

Kur u pyet për të komentuar mbi konfliktin e mundshëm të interesit gjatë punës me ekipe mjekësore kineze dhe studiues, ai tha “Disa njerëz duan të besojnë se [se ka konflikt interesi]” por “ne nuk pamë ndonjë provë të keqpërdorimit ose të rëndësishme”.

Daszak tha se ekipi ndërkombëtar, i cili përbëhej nga rreth 17 shkencëtarë të OBSH-së dhe 20 shkencëtarë kinezë, vizitoi “shumë laboratorë” dhe u bëri “pyetje me të vërtetë të vështira” drejtorëve të tyre dhe shkencëtarëve individualë, dhe të dhënat dhe transkriptimet e intervistave do të publikohen në një raporti i ardhshëm i OBSH-së.

Ndryshe, ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që vizitoi Wuhanin për të hetuar origjinën e pandemisë së coronavirusit, ka hedhur poshtë një teori që virusi ka rrjedhur nga një laborator, ndërsa i jep një farë besimi fokusit të Kinës në mundësinë e transmetimit përmes ushqimit të ngrirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close