LajmeRajon

Koalicioni paszgjedhor LVV-LDK, ja kandidati i përbashkët për President nga të dyja partitë!

14 shkurti pritet të jetë një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Në këtë ditë, Kosova do të dal për të votuar, pra për të zgjedhur një Qeveri më ndryshe prej qeverive të kaluara.

Të gjitha sondazhet dhe matjet që po bëhen gjatë kësaj kohe, po japin vetëm një fitues. E ajo është Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin dhe një koalicion me Vjosa Osmanin, do të jenë fituesit e këtyre zgjedhjeve.

Kurti pritet të bëhet kryeministër i Kosovës, kurse Vjosa Osmani presidente.

Megjithatë, për t’u bërë Kurti kryeministër nëse nuk i fiton i vetëm zgjedhjet i duhej një koalicion paszgjedhor me një subjekt politik.

Ky koalicion do t’i duhej edhe për të zgjedhur Presidentin e Kosovës.

Ndryshe, mos zgjedhja e Presidentit mund ta dërgoj Kosovën përsëri në zgjedhje.

Por, kush do të ishte partia e cila do të mund të bëjë koalicionin paszgjedhor me LVV?

Në lidhje me këtë çështje, opinionisti dhe analisti politik, Fadil Lepaja mendon se, nëse LVV-ja nuk arrin shumicën absolute atëherë duhej të bëjë një marrëveshje me LDK-në.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të bëhej me kusht që Vjosa Osmani të jetë përsëri kandidatja për deputetet e dy partive.

“Unë mendoj se nëse nuk arrin të fitojë shumicën absolute LVV duhet sërish të bëjë marrëveshje me LDK, me kusht që presidente të jetë përsëri Vjosa si kandidat i dy partive dhe mendoj se ajo ka kapacitetin të bashkojë pjesën reformatore në LDK dhe kjo do të ishte rast i mirë që edhe LDK të reformohet përmes pushtetit”, thotë Lepaja për gazetën “Bota sot”.

Sipas asaj si po rrjedh fushata, Lepaja thotë se, nuk përjashtohet edhe fitorja me mbi 50% e LVV, edhe pse në fillim ka menduar se vështirë të arrihet kjo diferencë.

“Duke e parë se fushata politike e partive të tjera vështirë të ofroj risi, shpresa për ndryshime kësaj radhe mbetet te LVV, por me një koalicion me LDK, me pjesën reformatore të saj, e cila mendoj se do të fitoj edhe në LDK, do të ishte fuqizim i lëvizjes për ndryshime. Në anën tjetër nuk duhet përjashtuar as një koalicion i gjerë për ndryshime nën kushtet që do ti diktonte LVV pasi edhe rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar në favor të këtyre ndryshimeve”, potencon Fadil Lepaja.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close