LajmeMaqedoniTopLajm

Nxënësit pa libra, s’ka autoambulanca, Osmani tender 100.000 euro agjencionit maqedonas për PR

MPJ-ja angazhoi agjenci për marrëdhënie me publikun për 100,000 euro për të promovuar kryesimin me OSBE-në Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) do të shpenzojë rreth 100,000 euro për aktivitetet e marrëdhënieve me publikun për kryesimin e Maqedonisë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Maqedonia nga 1 janari, filloi presidencën e saj me OSBE-në, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, e cila përfshin 57 vende pjesëmarrëse nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia. Për këtë qëllim është lidhur marrëveshje me Kompaninë për aktivitete menaxhuese dhe këshilluese Agjencia “Rejting SP-M” SH.PK për 6.100.000 denarë. Në tender thuhet se shërbimet e komunikimit strategjik janë të nevojshme në pritje të kryesimit me OSBE-në.

Ministria e Punëve të Jashtme shpenzon paratë e njerëzve për një agjenci piari, pavarësisht se Ministria ka shërbimin e saj të marrëdhënieve me publikun, dhe qeveria punëson dhe angazhon njerëz të piar, fotografë dhe videografë.

 

Sipas Sistemit Elektronik për Prokurim Publik, tenderi është shpallur më 29 shtator 2022, hapja publike e ofertave ka qenë më 1 nëntor dhe vendimi për fituesin e përzgjedhur të tenderit është marrë më 12 dhjetor. Ministria e Punëve të Jashtme thotë se mbulimi i një numri të madh të çështjeve që kanë të bëjnë me kryesimin me OSBE-në nënkupton rritjen e ndjeshme të nevojave për komunikim dhe për këtë arsye përmes një procedure transparente tenderimi kanë angazhuar një operator të veçantë ekonomik.„ Krahas rolit politiko-ndërkombëtar, kryesimi me OSBE-në paraqet edhe një mundësi të veçantë për promovimin e përgjithshëm social, politik, kulturor dhe turistik të vendit. Prandaj, çdo vend kryesues deri më tani është përballur me sfidën e brendit të duhur të vetë kryesuesit, me qëllim të promovimit të vendit dhe veçorive të tij në skenën politike ndërkombëtare dhe publikun e përgjithshëm ndërkombëtar. Sipas agjendës së vetë kryesuesit, shumica e aktiviteteve do të drejtohen jashtë, me fokus të veçantë në vendet e rajonit të OSBE-së. Nën slloganin ‘Për njerëzit bëhet fjalë’, qëllimi i aktiviteteve do të jetë theksimi i rolit të vendit në promovimin e politikës së dialogut; krijimin dhe sigurimin e mbështetjes për një narrativë politike rreth rolit të OSBE-së në zgjidhjen e konflikteve dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë; mbështetje për zgjerimin e numrit, por edhe thellimin e rolit të misioneve në terren në krijimin e stabilitetit të përgjithshëm; rëndësinë e aktiviteteve politiko-diplomatike nga këndvështrimi i gjendjes së popullit”, thanë nga MPJ.

Nga Ministria shtojnë se “sfidë e veçantë e komunikimit është organizimi i ngjarjes më të madhe politike ndërkombëtare që do të mbahet këtë vit në Shkup, dhe ai është Këshilli Ministror i OSBE-së, kur në vend do të qëndrojnë 57 ministra të punëve të jashtme të vendeve anëtare”. Kryesimi i Maqedonisë me OSBE-në do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2023. Ministri Bujar Osmani do ta prezantojë programin e Kryesimit së Maqedonisë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë më 12 janar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close