LajmeMaqedoniTopLajm

Dritan Bexheti përmbyllëm një vit të suksesshëm me rritje të pensioneve prej 9.8%, po e nisim me rritje të pensioneve prej 7%

Drejtori i FSPI-së, Dritan Bexheti ka theksuar se vitin 2022 e përmbyllëm si vit të suksesshëm duke pasur një rritje të pensioneve për 9.8% duke përmirësuar kështu gjendjen e pensionistëve në vendin tonë, shkruan Top24

Për vitin 2023 FSPI ka planifikuar një rritje të pensioneve për 7% që sipas kryeministrit kjon pagesë do të filloj nga muaj Mars kur edhe pritet të rritet paga minimale nga 18.000 den në 20.000 den shkruan.Top24

“Harmonizimi i rregullt i pensioneve kryhet dy herë në vit, nga 1 marsi dhe 1 shtatori i çdo viti, sipas lëvizjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës në lartësi prej 50 përqind dhe rritjes së pagës mesatare të të gjithë të punësuarve në Vend në lartësi prej 50 përqind. Kështu, pensioni mesatar në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021 është rritur për 9,8% duke marrë parasysh koston e jetesës dhe rritjen e pagës mesatare në vendin tonë. Me Buxhetin e ri të vitit 2023 gjithashtu janë paraparë mjete për rritjen e pensioneve në bazë të metodologjisë së cekur më lartë si dhe harmonizimin edhe në bazë të koeficienteve valorizuese” tha drejtori i FSPI-së Dritan Bexheti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close