LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Bërvenica dega e parë e Aleancës për Shqiptarët në rrugëtimin drejt kongresit të V

Bërvenica dega e parë e Aleancës për Shqiptarët në rrugëtimin drejt kongresit të V

Me një përkushtim të madh, energji të re dhe entuziazëm të shtuar Aleanca për shqiptarët vazhdon me konsolidimin dhe konsituimin e strukturave partiake aty ku subjekti jonë politik ka shtrirje dhe mbështetje në nivel vendi.
Në funksion të organizimit të kongresit të V të partisë, sonte u mbajt kuvendi themelues i degës së komunës së Bërvenicës ku me mbështetje unanime kryetar i degës së Bërvenicës të Aleancës për Shqiptarët u zgjodh Idriz Idrizi me profesion ekonomist.
Me pjesëmarrjen e tij kuvendin themelues të degës së Bërvenicës e nderoi edhe vetë kryetari i partisë doktor Arben Taravari i shoqëruar nga dy deputetët e Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe dhe Sadik Sulejmani si dhe kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani.
Kryetari Taravari në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve nënvizoi se dega e Bërvenicës ka qenë një ndër degët më konzistente dhe më kompakte e Aleancës për shqiptarët prandaj jo rastësisht zgjodhëm Bërvenicën si degën e parë prej ku i fillojmë kuvendet themeluese të degëve të partisë.
Sa i përket situatës politike në vend kryetari Arben Taravari në veçanti u ndal te çështja e integrimit evropian të vendit ku theksoi se fatkeqësisht në këto dy vite Maqedonia e Veriut sipas raportit të fundit të progresit të Bashkimit Evropian ka shënuar regres dhe tanimë është edhe pas Bosnjë dhe Hercegovinës.
Kuvendi themelues u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe diskutimi konstruktiv, me angazhim të lartë dhe pjesëmarrje të gjërë të anëtarëve të degës së Bërvenicës dhe aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët.
Aleanca për shqiptarët shtëpia jonë e përbashkët politike vazhdon që edhe më tutje të mbajë dyert e hapura për të gjithë ata shqiptarë që qëndrojnë të palëkundur përballë sfidave, duan të angazhohen për të kontribuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve për të fuqizuar pozitën e tyre në këtë shtet, dhe që kauzën kombëtare e konsiderojnë si prioritetin më të lartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close