LajmeMaqedoniTopLajm

Bekteshi-Donmez: Do të intensifikohet bashkëpunimi në sektorin energjetik

Drejtimet e mundshme për zhvillim dhe thellim në fushën e energjisë, në radhë të parë në fushën e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror, duke pasur parasysh lëvizjet e politikave energjetike në kuadër të krizës energjetike, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të punës në Shkup mes ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrit të Energjetikës dhe Resurseve Natyrore të Republikës së Turqisë, Fatih Donmez.

Në takim morën pjesë edhe drejtori i SHA EMV-së, Vasko Kovaçevski, drejtori ekzekutiv i SHA REN, Bajram Rexhepi, drejtori i i MEPSO-s, Orhan Murtezani, drejtori i SHA GA-MA, Aleksandar Arsiq, si dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Ministri Donmez ishte i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i BOTAS, Burhan Ozxhan dhe drejtori i përgjithshëm i TEIASH, Orhan Kaldirim.

Në takim u shpreh bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Ministri Bekteshi falënderoi për mbështetjen e deritanishme nga Republika e Turqisë dhe interesimin për të siguruar energji për nevojat e vendit tonë

“Kjo tregon edhe një herë bashkëpunimin e mirë që kemi me Republikën e Turqisë. Që nga fillimi i krizës energjetike, vendi i parë që iu drejtuam për mbështetje ishte Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore e Turqisë. Sot u shfaq interesim për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të takuar vendin tonë dhe qytetarët tanë”, tha ministri Bekteshi.

Ai informoi se në fazën përfundimtare është Memorandumi për bashkëpunim në energjetikë me Turqinë, i cili pritet të nënshkruhet në periudhën e ardhshme dhe do të hapë mundësi për rritje të bashkëpunimit dhe investimeve në fushën e energjisë ndërmjet dy vendeve.

“Ne do të nënshkruajmë Memorandum Bashkëpunimi në fushën e energjisë, teksti tashmë është në fazën përfundimtare të përgatitjes dhe do të nënshkruhet në periudhën e ardhshme. Jam i bindur se së bashku do ta kalojmë këtë krizë dhe do të hapim perspektiva të reja për zhvillimin e ekonomive të të dyja vendeve”, tha ministri Bekteshi dhe shtoi se Maqedonia e Veriut është e interesuar të tërheqë sa më shumë investime turke, veçanërisht në fushën e burimet e rinovueshme të energjisë dhe në fushën e prodhimit të energjisë elektrike

“Ne si Maqedoni e Veriut do të marrim pjesë në çdo iniciativë të Republikës së Turqisë, siç është tregu rajonal i energjisë elektrike dhe nisma të tjera”, tha Bekteshi

Ministri Bekteshi dhe ministri Donmez u dakorduan që në periudhën e ardhshme të intensifikojnë bisedimet për mundësitë e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror nga Turqia dhe se të dyja vendet kanë një bashkëpunim tradicionalisht të shkëlqyer energjetik dhe shprehën shpresën se ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close