Ministria e Shëndetësisë informoi se në mbledhjen e sotshme Komisioni për sëmundje ngjitëse ka propozuar që të mbeten në fuqi të njëjtat masa të deritanishme, për mospërhapjen e Kovid-19. Gjithashtu i njëjti ka propozuar që të mos ndryshohet orari i punës të objekteve hotelierike, dhe të vazhdohet me orarin e punës deri ora 21:00. Puna për administratën publike, komunat, gjyqet, sipas parimit të punës dhe procesit të punës, organizimit të punës të mbetet i njëtë, të zhvillohet me ndërrime ose online nga shtëpia, varësisht nga karakteristikat e procesit të punës të institucioneve. Deri në këto momente gjendja me Kovid-19 është stabile, por nuk ka asnjë propozim për lirim të masave. Qytetarët të vazhdojnë të i respektojnë masat për mbrojtje, përshkak që japin rezultate, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.