LajmeMaqedoniTopLajm

Normalizohet trafiku në rrugën Bunec – Leunovë, e ndërprerë rruga Nikferovë – Leunovë

Trafiku në rrugën rajonale Bunec – Leunovë është normalizuar që nga ora 17:00, ndërsa rruga rajonale Nikforovë – Leunovë është ende e ndërprerë për shkak të reshjeve të borës dhe pemëve të rrëzuara në rrugë. Siç njoftoi LAMM, po bëhen ndërhyrje për pastrimin e saj.

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close