Nominimi i sotëm i Talat Xhaferit për kryeministër nga ane BDI-së ka alarmuar VMRO-DMPNE-në e Hristjan Mickovskit të cilët kanë reaguar përmes një komunikate duke akuzuar kryeministrin Kovaçevski dhe Talar Xhaferin si dezerterit, shkruan Top24
“Kovaçevski dezertoi nga ushtria, duke u shtirur si i sëmurë, vetëm për të mos përmbushur detyrimin e tij, ashtu si pasardhësi i tij si kryeministër teknik, Talat Xhaferi, i cili u transferua nga Ushtria në UÇK në vitin 2001″- kumtojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Nga VMRO-ja thonë se “Despoti i Forinos” do të mbahet mend për shkeljet e ligjit dhe procedurës dhe mënyrën e paligjshme të vendosjes së tij në atë vend, duke hedhur poshtë iniciativat për referendum dhe duke u vënë në rolin e gjyqtarit suprem dhe kushtetues,.
Po ashtu akuzojnë se Talat Xhaferi do të mbahet mend edhe për miratimin antikushtetues dhe të kundërligjshëm të ligjit për gjuhët dhe një sërë ligjesh të tjera sistematike.
“Tani është e qartë pse Kovaçevski nuk hoqi dorë nga një qeveri teknike. Dezertorin Kovaçevski do ta zëvendësojë një dezertor i ri Xhaferi”, thonë nga VMRO-DPMNE.