
Policia Financiare po kryen një operacion për kapjen e një personi tjetër, i cili dyshohet se është i lidhur me rastin “Lotaria Shtetërore”. Nga atje thonë se do të dalin me detaje pasi të kryejnë hetimet për personin në Prokurori.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, sot në seancën e Kuvendit deklaroi se personi është ndaluar për keqpërdorim të buxhetit., jozyrtarisht mësohet se i arrestuari është Artan Ajruli.
Kryeministri Hristijan Mickoski gjithashtu deklaroi se gjatë seancës ka marrë informacione dhe se lista e të arrestuarve për keqpërdorime në Lotari po zgjerohet, me persona të rinj të siguruar dhe do të duhet të sillen para prokurorit dhe gjyqtarit.



