LajmeMaqedoniTopLajm

Një flasin, e tjetër e kanë bagazhin! Kasami e Taravari harrojnë se me kë janë në koalicion në komunat e tyre!

Një flasin, e tjetër e kanë bagazhin! Kasami e Taravari harrojnë se me kë janë në koalicion në komunat e tyre!

Është burrëri të ballafaqohesh me realitetin. Dy boksierë rrihen e ia thyejnë hundën njëri-tjetrit në ring, dhe në fund humbësi ia shtrin dorën fituesit. Ky është një bonton.

Por, opozita shqiptare e VLEN-it, e prirë nga Bilall Kasami(le të na falin, Izeti, Arbeni e Afrimi, sepse Kasami foli si shef në emër të tyre), nuk mundi ta tejkalojë vetveten dhe në vend se ta pranojë humbjen, siç bëri bie fjala Pendarovski, ai u përpoq të ndërrojë tezën, sikur Bujar Osmani, kandidati i Frontit Europian, ka fituar me votat e “të tjerëve”, e jo me votën shqiptare.

“Jemi fitues të votës shqiptare. BDI ka blerë votat e komuniteteve. BDI me këto sjellje humbi legjitimitetin për shqiptarët. Më 8 maj në fitojmë dhe BDI-në do ta mundim. BDI mbron vlerat kriminale. Ja vlejti sot dhe do t’ia vlejë gjithmonë”, tha me plot gojë Kasami.

Kujt i shet demagogji Kasami, i cili bashkë me të tjerët, ishin “të bindur” se do të fitonin? Ku i numëroi se votat shqiptare i kanë fituar ata? Por çfarë është kjo deklaratë e politikanit i cili në Tetovë është në koalicion me një parti “tjetër”, si VMRO-DPMNE? A ka harruar se pikërisht votat e kësaj partie ia mundësuan shumicën në Këshillin Komunal?

Po me çfarë votash fitoi partneri i tij i koalicionit në Gostivar, Arben Taravari? Vetëm me vota shqiptare?

Ç’është ky kut i dyfishtë i liderëve të VLEN-it, ata mundeshkan të bëhen “gradonaçallnika” me vota maqedonase, turke, torbeshe…, e BDI-ja që i ka tubuar në Frontin Europian këto bashkësi etnike, paska humbur legjitimitetin te shqiptarët?

Mos vallë e kanë gabuar shtetin ku kanë garuar këta opozitarë?

Këto paraqitje demagogjike edhe një herë dëshmojnë se partitë opozitare nuk duan ta pranojnë çka u ndodhi? U përpoqën në të gjitha mënyrat ta bindin trupin votues për “politikat e drejta” të tyre, por ja që nuk ia arritën dhe për këtë nuk u ka faj askush.

Ajo për çka luftoi Fronti Europian, ishte një ide përbashkuese për të gjithë qytetarët dhe kjo është një filozofi politike largpamëse, vizionare, që opozita shqiptare nuk e pati.

Related Articles

Back to top button
Close
Close