LajmeMaqedoniTopLajm

Arifi uron Ahmetin për fitoren e thellë të Frontit Europian: Shqiptarët i thanë PO Europës dhe JO Rusisë!

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka uruar krytarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin për suksesin e arritur të Frontit Europian në zgjedhjet presidenciale.

Arifi shkruan se kjo fitore është mesazh që zëri i shqiptarëve është i fortë dhe nuk biden ndaj politikave përçarëse të Albin Kurtit nën ndikimin rus.

Urimi i plotë:

Shqiptarët në Maqedoni i thanë PO Evropës dhe Jo Rusisë

Urime fitoren e madhe shqiptarëve të Iliridës!

Këto rezultate janë mesazh i qartë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për Albin Kurtin, se përçarja të cilën e ka nisur në Shqipëri, e ka vazhduar në Preshevë dy herë radhazi, dhe tentoi ta bëjë edhe në Maqedoninë e Veriut, nuk i shërben interesave të shqiptarëve, por vetëm agjendës partiake të Albinit dhe Vetvendosjes për të krijuar dora të zgjatura për implementimin e politikave makiaveliste të tij!

Ndaj kjo fitore e djeshme në Maqedoninë e Veriut, është zëri i fort i shqiptarëve për të stopuar politikat e dëmshme të Kurtit të cilat janë në favor të Rusisë dhe po përçajnë shqiptarët!

Related Articles

Back to top button
Close
Close