LajmeSport

Real Madridi, kampioni i ri i La Ligas

Real Madridi është kampioni i ri i La Ligas për sezonin 2023/24 dhe tashmë kjo është konfirmuar.

Reali hyri në këtë javë lojë duke e ditur se një fitore kundër Cadizit dhe një rezultat negativ i Barcelonës kundër Gironas do të konfirmonte kurorëzimin si kampion.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi pasi “Los Blancos” bënë një punë të lehtë ndaj Cadiz në “Santiago Bernabeu” për të siguruar një fitore bindëse 3:0.

Më vonë, Barcelona nuk arriti të fitonte kundër Gironas jashtë shtëpisë, duke pësuar humbje 4:2, me ish-lojtarin e Real Madridit, Miguel Gutierrez që shënoi një gol.

Rezultati do të thoshte se Real Madridi është tani 13 pikë përpara Gironas së vendit të dytë me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur, duke konfirmuar fitoren e titullit të ligës.

Carlo Ancelotti konfirmoi më herët gjatë ditës se skuadra nuk do të shkonte në Cibeles për festimin e titullit, me fokusin në ndeshjen e javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Megjithatë, do të ketë disa festime në kryeqytetin spanjoll pasi Real Madridi është sërish kampion i La Ligës, për herë të 36-të në histori.

Related Articles

Back to top button
Close
Close