BotaLajmeTopLajm

Nisin bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite derisa Moska pret nga Uashingtoni ta informojë për to

Delegacioni amerikan dhe ukrainas kanë nisur bisedimet e tyre në Jeddah të Arabisë Saudite, sapo ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Ndërsa, në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska pret që Shtetet e Bashkuara të informojnë Rusinë për bisedimet e saj me Ukrainën që do të zhvillohen të martën në Arabinë Saudite, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, shkruan The Guardian.

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff planifikon të vizitojë Moskën këtë javë për të takuar presidentin Vladimir Putin, thanë burimet për Reuters të hënën.

Peskov tha se Kremlini do të japë informacion në kohë për çdo kontakt me Witkoff.

Related Articles

Back to top button
Close
Close