LajmeMaqedoni

Nga Trumpi vetëm fitojmë, nuk humbim!

“Ngadalë, por me siguri, nga Uashingtoni në mbarë botën do të përhapet dhe do të mbizotërojë normaliteti i ri. Ne jemi ndër të parët që e kemi mbështetur këtë normalitet të ri dhe vlerësoj se ai do të bëhet masiv në periudhën që vjen. Mendoj se, me kontaktet që kemi me rrethin më të ngushtë të presidentit Trump, mund vetëm të fitojmë, e jo të humbasim”, theksoi Mickoski.

Maqedonia e Veriut është një nga shtetet bashkë-sponsorues të rezolutës së propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ukrainën. Paralelisht, Bashkimi Evropian, i udhëhequr nga Gjermania dhe Franca, ka paraqitur një rezolutë të veçantë. I pyetur për arsyet e këtij vendimi, kryeministri Mickoski u përgjigj shkurtimisht. “Vendosëm që do të jemi ko-sponSorues të rezolutës që e ka dorëzuar ShBA. Presim që e njëjta të gjejë mbështetjen më të madhe të anëtarëve të OKB-së”, tha kryeministri Mickoski. Ai nuk beson se ka përçarje në mes partnerëve transatlantik, duke theksuar se SHBA dhe Gjermania janë dy partnerë të rëndësishëm të vendit dhe ashtu do të ngelen. Përkundrazi pret që marrëdhëniet me qeverinë e re gjermane vetëm se do të forcohen.

“Partneriteti trans-atlantik nuk është vetëm prioriteti ynë, por edhe prioritet i SHBA-ve dhe Gjermanisë, këtu nuk duhet të kemi dilema. Ky partneritet është garancë për paqe gjithkund në botë, diçka që të gjithëve na është e nevojshme. Në atë partneritet transatlantik, hallkat më të forta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Ashtu që nuk duhet të kemi dilema, SHBA janë partneri ynë më i madh strategjik, në Gjermani fitoi partia jonë simotër CSU/CDU dhe vlerësojë se marrëdhëniet deri tani të shkëlqyera me qeverinë e Gjermanisë vetëm se do të vazhdojnë të intensifikohen”, theksoi kryeministri Mickoski ,duke shtuar se pret që administrata e re amerikane ti jep mbështetje vendit në raport me kontestin bilateral me Bullgarinë dhe në vazhdimin e procesit euro-integrues të vendit.

“Ngadalë, por me siguri, nga Uashingtoni në mbarë botën do të përhapet dhe do të mbizotërojë normaliteti i ri. Ne jemi ndër të parët që e kemi mbështetur këtë normalitet të ri dhe vlerësoj se ai do të bëhet masiv në periudhën që vjen. Mendoj se, me kontaktet që kemi me rrethin më të ngushtë të presidentit Trump, mund të fitojmë vetëm, e jo të humbasim”, theksoi Mickoski, duke thënë se kontesti bilateral me fqiun lindor nuk ka asnjë lidhje me vlerat e shekullit XXI. “Për këtë arsye, vlerësoj se duhet sa më shpejt të fillojmë zyrtarisht negociatat me BE-në, të cilat janë pjesë e këtij kontesti bilateral. Sa i përket të gjitha atributeve që janë pjesë e kësaj çështjeje dhe që disa qarqe politike në vendin fqinj e trajtojnë si prioritetin e tyre kryesor, mendoj se nuk ka nevojë për koment. Çdo koment për çështjet identitare do të ishte i tepërt, pasi qëndrimi im për këtë çështje është i qartë dhe i njohur, theksoi Mickoski.

Lidhur me akuzat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, kryeministri Mickoski deklaroi se ka një bashkëpunim të ngushtë me të dhe e ftoi BDI-në të sjellë prova për pretendimet e tyre.

“Me zv/kryeministrin e qeverisë dhe ministrin e Ambientit Jetësor kam bashkëpunim të ngushtë dhe absolutisht që të gjithë ata që kanë dëshmi për diçka të tillë që potencon BDI, i ftoj, numrin tim të gjithë e dinë, të vijnë sot apo nesër, nëse duhet do të lëshojë mbledhje, ti shoh ato dëshmi dhe tua japim organeve kompetente. Në të kundërtën i paralajmëroj BDI-në se vazhdojnë të merren me mjegulla, mjegull e cila është e ngarkuar me fjalën korrupsion, për shkak se korrupsioni është emër i dytë i tyre në të kaluarën, ku atributi më i madh ishte qendra tregtare Soravia, Rollc-Royc-at e nipërve të Ahmetit, hapësirat e biznesit të ish-shefit të kabinetit të Ahmetit. Unë absolutisht kam besim te puna e z.Mexhiti”.

Nga ana tjetër, BDI pretendon se Inspektorati për Administratë ka konfirmuar keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e ministrit Mexhiti dhe kabinetit të tij. Sipas burimeve të BDI-së, shefi i kabinetit të Mexhitit ka qenë figura kyçe në një skemë kushtëzimesh dhe ryshfetesh, duke ushtruar presion ndaj kompanive dhe qytetarëve për shërbime administrative. “Burime të besueshme nga brenda Ministrisë së Mjedisit raportojnë se shefi i kabinetit të Mexhitit ka qenë figura kyçe në skemën e kushtëzimeve dhe ryshfeteve, duke ushtruar presion ndaj kompanive dhe qytetarëve për çdo shërbim administrativ. Nga licencat dhe lejet mjedisore deri te procedurat e zakonshme burokratike, asgjë nuk kalonte pa miratimin e tij dhe skemave korruptive të drejtuara nga kabineti i Mexhitit”, thuhet në qëndrimin e BDI-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close