
Një transformim i dukshëm po merr formë në Spitalin e Tetovës, duke sinjalizuar një kthesë të fortë drejt standardeve moderne dhe një qasje më humane ndaj pacientëve. Nën drejtimin e Erzen Elezit, institucioni shëndetësor po përjeton një valë ndryshimesh që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga qytetarët, shkruan Top24
Ditët e fundit, ambientet e jashtme të spitalit kanë marrë një pamje krejtësisht të re. Parku është pastruar dhe sistemuar, parkingjet janë larë dhe rregulluar, ndërsa drunjtë dhe barishtet janë mirëmbajtur për të krijuar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për pacientët dhe vizitorët.
Këto ndërhyrje edhe pse në dukje elementare, përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të dinjitetit në një institucion kyç për shëndetin publik. Qytetarët tashmë po përballen me një realitet ndryshe – një hapësirë më të rregullt, më të pastër dhe më mikpritëse.
Ky ndryshim po shihet si pjesë e një vizioni më të gjerë të drejtorit Elezi, i cili synon ta shndërrojë Spitalin e Tetovës në një qendër moderne klinike, ku përkujdesja ndaj pacientit fillon që nga ambienti.
Transformimi sapo ka nisur, por mesazhi është i qartëni Elezit është se: Spitali i Tetovës nuk është më ai i dikurshmi – ai po rilind.



