
Profesoresha Universitare Ardita Reka Abduli. lugjëruese në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Tetovës ka sjellur për studentët dhe lexuesit një punim të munguar akademik “Sociologjia Urbane” ku flitet rreth problematikave duke përmbledhur teori përmes qasjes së thelluar sociologjike mbi qytetin si një hapësirë dinamike si dhe një analizë shkencore e jetës urbane, marrëdhënieve sociale në rrafshin metropolitan, sfidat dhe transformimet e vazhdueshme të shoqërisë, shkruan Top24
Postimi i plotë i prof.Dr.Ardita Reka Abduli
Prej sot në duart e studentëve, studiuesve dhe lexuesve tjerë libri “Sociologjia urbane”.
Nga një përvojë dymbëdhjetëvjeçare ligjërimi, kërkimi dhe angazhimi nga kjo lëmi ky libër përfaqëson kulmin e një rrugëtimi profesional.
Libri në fjalë përfaqëson një përmbledhje teorish përmes qasjes së thelluar sociologjike mbi qytetin si një hapësirë dinamike si dhe një analizë shkencore e jetës urbane, marrëdhënieve sociale në rrafshin metropolitan, sfidat dhe transformimet e vazhdueshme të shoqërisë.
Libri mbetet një univers që nuk peshohet as me digjitalizim e as me ChatGbt. Andaj, uroj që ky libër do të përmbushë boshllëkun e literaturës universitare dhe do të kontribuojë në diskursin akademik dhe qasjet shkencore të studiuesve të rinj.
Mirënjohje dhe falemenderime të përzemërta familjes time që më kanë mbështetur në sfidat më të vështira gjatë hartimit dhe përgatitjes së këtij libri. Dy reçenzentëve Prof.dr Hasan Jashari dhe Prof.assoc. Miranda Rira. Redaktorit Prof. dr. Ibish Kadriu; Lektores Dr.sc Donika Bakiu si dhe mjeshtrin e kopertinës Zeni Ballazhi!




