LajmeRajon

Nga PZAP thonë se deri më tani s’kanë pranuar asnjë ankesë nga LVV, AAK dhe Nisma

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ) pas mbledhjes disa orëshe e cila u mbajt një ditë më parë dhe debateve që u zhvilluan aty mes anëtarëve të këtij komisioni, kryetares Valdete Daka si dhe Yll Buleshkajt nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Edhe pse këto parti politike nuk u certifikuan nga KQZ-ja dhe reagimit e tyre kanë qenë të menjehershme gjatë të premtes mbrëma, asnjëra nga këto parti deri më tani nuk kanë dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin kryesuesi i sekretariatit të PZAP-s, Mulë Desku.

Sipas tij, deri më tani asnjë subjektë politikë nuk ka dorëzuar ankesë në PZAP.

“Deri më tani asnjë subjektë politikë nuk ka dorëzuar ankesë”, ka thënë shkurt Desku.

Ndryshe, reagime ka pasur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Nisma Socialdemokrate për mos certifikimin e tyre nga KQZ-ja.

Ibrahim Selmanaj  nga AAK-ja tha se do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore.

Edhe LVV-ja kanë  paralajmëruar se do të vazhdojnë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesim çështjen në PZAP.

Ndërsa nga Nisma ka reaguar kryetari i kësja partie Fatmir Limaj i cili e ka cilësuar si sulm të paprecedentë që po bëhet ndaj partisë së tij dhe ndaj procesit demokratik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close