
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi një fotografi nga garazhi i tij, ku shfaq një pjesë të koleksionit mbresëlënës të supermakinave. Ylli i Al-Nassr e shoqëroi postimin me përshkrimin e shkurtër: “Lodrat e mia.”
Në foto dallohen mbi 20 automjete luksoze, mes tyre modele të Bugatti, Ferrari, Lamborghini, BMW dhe Mercedes-AMG. Vetëm tre makinat Bugatti-Veyron Grand Sport Vitesse, Chiron dhe Centodieci – kanë një vlerë që tejkalon 11.6 milionë euro.
Koleksioni përfshin gjithashtu një Mercedes-AMG ONE, nga i cili janë prodhuar vetëm 275 njësi në botë, si dhe modele të njohura si McLaren Senna, Lamborghini Aventador, Bentley Flying Spur dhe Mercedes G-Wagon Brabus, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, koleksioni i Ronaldos vlerësohet të arrijë deri në mbi 23 milionë euro. Vetë futbollisti ka pranuar se ka “humbur numrin” e makinave që zotëron, duke theksuar se shumicën nuk i përdor për ngasje, por i konsideron si koleksion dhe investim.





