
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 18:00 të sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre. Nga këto, një zjarr është aktiv, dy janë vënë nën kontroll dhe 11 janë shuar plotësisht.
Zjarri në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Greshnicë, në lokalitetin Stojanova Naselba, mbetet aktiv, ku digjet bimësi e ulët, pyll i degraduar dhe shkurre.



