
Mungesa e anesteziologëve dhe radiologëve është një përej sfidave më të mëdha në shëdnetësinë e vendit dhe nuk mund të tejkalohet për një periudhë të shkurtë, sepse bëhet fjalë për specializime që zgjasin gjashtë vite, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski në “Lajme plus” në TV “Kanal 5”.
“Më duhet të them se eksperimenti me specializimet private i kryer në vitet 2018 – 2017 nuk dha rezultatet e dëshiruara, domethënë, specializimet private që nevojiten në vendin tonë nuk u regjistruan, por u regjistruan sipas dëshirës së mjekëve. Pra, tani kemi përsëri shumë kardiologë, shumë kirurgji plastike dhe pak patologji, pak anesteziologji, pak radiologji”, theksoi Klekovski.
Ministri theksoi se Qeveria do të vazhdojë me investimet në sistemin e kujdesit shëndetësor, ku prioritet kryesor mbetet përfundimi i Spitalit Klinik në Shtip, si dhe spitaleve të tjera të mbuluara nga projekti, paralelisht me përmirësimin e kushteve në Qendrën Klinike në Shkup dhe në institucionet e tjera publike të kujdesit shëndetësor.
Ai theksoi se askush nuk guxon të punojë, e posaçërisht jo në shëndetësi, me kontratë në vepër.
Kjo, tha ministri, e përfshin edhe qasjen drejt medikamenteve që janë të dedikuara apo për paandalim të gjendjeve apo për parandalim të komplikimeve.
“Nuk do të jetë e thjeshtë, ka probleme objektive, megjithatë po punojmë për këtë. Një fokus adekuat do të jetë edhe në përmirësimin e kushteve në Qendrën klinike. Po, ne tashmë po punojmë për një të re, por deri në kohën kur e reja të jetë gati, duhet të ketë kushte më të mira, duke përfshirë kushtet për caktimin dhe pritjen në Qendrën Klinike. Dhe mendoj se mund ta përfundojmë të gjithë këtë në gjashtë muajt e ardhshëm – të kemi ilaçe të reja në listën pozitive dhe të kemi përmirësime të dukshme në Qendrën Klinike”, ishte decid Klekovski



