
Kandidati për kryetar komune në Gostivar nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se nga nesër fillon numërimi i ditëve për ndryshim në Gostivar.
Bejta ka shkruar se nga nesër mund ti numërojmë ditët për një qytet më të pastër më të gjelbërt.
“Ne kemi zgjidhje reale për trafikun e mbingarkuar në qytet, për qentë e pastrehë dhe për ajër të pastër, kundrejt premtimeve boshe. Bashkë do të punojmë për një Gostivar më të mirë për të gjithë qytetarët!
Bashkohuni me ne nesër në hapjen e fushatës sonë zgjedhore. Ora 19:00 te parkingu përballë Pallatit të Kulturës.” tha Nevzat Bejta.TOP24



