
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se Izraeli e ka bërë kthimin e sigurt të banorëve në veri të vendit me një qëllim zyrtar lufte.
Vendimi është marrë nga kabineti i sigurisë i kryeministrit gjatë të hënës në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
“Kabineti i Sigurisë ka përditësuar objektivat e luftës për të përfshirë sa vijon: Kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.
“Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të zbatuar këtë objektiv”, u tha ndër tjera.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se e vetmja mënyrë për t’i kthyer banorët veriorë të Izraelit në shtëpitë e tyre ishte përmes “aksionit ushtarak”, gjatë një takimi me të dërguarin e SHBA-së, Amos Hochstein.



